3.8 C
Pogradec
3 C
Korçë
1.9 C
Bilisht
4.3 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Çarja e argjinaturës së Devollit përmbyt mbi 3 mijë ha tokë, mbetet i bllokuar aksi Qafë Plloçë-Qukës! Të pakalushme disa segmente rrugore

- Advertisement -

Mirmëngjesi.
Situata aktuale (09.01.2026, ora 09:25):
Prefektura e Qarkut Korçë, bazuar në informacionet e përcjella nga ARRSH DrejtoriaQëndër-Lindje, bashkitë dhe strukturat përgjegjëse, informon se situata aktuale paraqitet si më poshtë:

Sipas OSHEE-së, në Qarkun Korçë janë evidentuar problematika në linjat TM 10 kV, ku rezultojnë 11 fidera të stakuar, prej të cilëve 8 pjesërisht.
Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonat urbane.
1,995 abonentë ruralë rezultojnë pa furnizim me energji elektrike.
Situata prek drejtoritë rajonale Korçë, Maliq, Pogradec dhe Ersekë, ndërsa Bilishti nuk raporton problematika.
Ekipet e OSHEE-së ndodhen në terren dhe janë në gatishmëri për riparimin e defekteve.
Furnizimi me energji elektrike për objektet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

Si pasojë e reshjeve të shiut, argjinatura e lumit Devoll vijon të jetë e çarë, duke bërë që rreth 3,600 ha tokë bujqësore në fushën e Maliqit të jenë nën prezencën e ujit.
Nga reshjet e borës nuk raportohen problematika.

Në përgjithësi, akset rrugore janë të hapura.
Aksi Qafë Plloçë – Qukës, vijon puna për pastrimin e inerteve aksi mbetet ende i bllokuar.
Në rrugën e fshatit Dardhas bashkia po punon për krijimin e një bypass-i.
Rruga në fshatin Denas vijon e bllokuar do të ndërhyhet nga bashkia sapo të ulet niveli i ujit.

ARRSH – Drejtoria Qendër-Lindje
Ersekë – Leskovik puna ka vijuar gjatë natës është kryer kriposja për shkak të ngricave. Qarkullimi lejohet me goma dimërore dhe zinxhirë.
Maliq – kufiri me Gramshin situata paraqitet pa probleme ka vijuar kontraktori me kriposje qarkullimi normal.
Korçë – Ersekë (km 3) dhe Zëmblak – Goricë e Bilisht – Miras (km 6) është vijuar me kriposje qarkullimi vijon me goma dimërore.
Boboshticë – Dardhë, gjatë natës janë regjistruar temperatura të ulëta është kryer kriposja në të gjithë segmentin.

Informacione nga bashkitë
Bashkia Pogradec:
Vijon problematika e rrugës së Dardhasit, ku po punohet për ta bërë të kalueshme. Në njësitë Sterkanj, Dardushë, Nicë, Osnat dhe Lekas raportohen ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Dardhas, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu, është dëmtuar një banesë, e cila për momentin është e pabanueshme.
Bashkia Devoll: Në fshatrat Maçurisht, Progër dhe Cangonj, uji është tërhequr plotësisht situata është normalizuar dhe nuk raportohen probleme të tjera.
Bashkia Kolonjë: Ka ngrirje të rrugëve strukturat e bashkisë po punojnë në terren. Procesi mësimor ka filluar normalisht në shkollat e qyteteve Ersekë dhe Leskovik, ndërsa nuk ka filluar në fshatrat Shtikë, Starje, Mesiçkë dhe Qafëzez. Janë marrë masa për sigurimin e ngrohjes. Nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe energji elektrike.

Bashkia Maliq
Në territorin e Njësisë Administrative Gorë janë konstatuar problematika:
Në fshatin Velçan janë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore.
Rruga e fshatit Senisht është dëmtuar një segment i saj është i batisur dhe aktualisht i pakalueshëm për mjetet.
Në fshatin Dolan janë shënuar rrëshqitje dherash, si pasojë e të cilave rruga është e bllokuar. Gjithashtu, është dëmtuar rrjeti i ujësjellësit.
Probleme në qarkullim janë konstatuar edhe në rrugët e fshatrave Strelcë, Zvarisht dhe Lozhan Lartë, ku ka prani të dëborës dhe kalimi i mjeteve kryhet me vështirësi.
Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse për ndërhyrje deri në normalizimin e gjendjes, garantimin e qarkullimit rrugor dhe rikthimin e shërbimeve bazë.
Është dëmtuar argjinatura e kanalit kryesor në fshatin Leminot, si dhe është shkatërruar plotësisht një urë.
Gjithashtu, është dëmtuar segmenti rrugor Kakaç – Vërçun, ku për shkak të rrëshqitjeve të tokës është dëmtuar edhe ushqyesi i rezervuarit Vërçun – Podgorie.

Strukturat e e mbrojtjes civile dhe shërbimet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë vetëm me goma dimërore ose zinxhirë, për shkak të ngricave të pranishme në disa segmente rrugore.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit