NJOFTIM PËR MEDIAT
Njoftohet se në aksin rrugor Leskovik – Përmet, në zonën e fshatit Petran, si pasojë e çedimit të shtratit të rrugës, qarkullimi i mjeteve është plotësisht i pamundur.
Për arsye sigurie, ky aks rrugor do të mbetet i bllokuar deri në një njoftim të dytë.
Lutemi drejtuesit e mjeteve të shmangin këtë segment rrugor dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacion të përditësuar.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
(FOTO ILUSTRUESE)

