13.9 C
Pogradec
14.3 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
13.4 C
Ersekë
13.4 C
Maliq
14.5 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Pogradeci pa trafik dhe pa qytetarë, qyteti ende nën gjumin e festave te fundvitit…

- Advertisement -

Edhe këtë 2 janar, Pogradeci zgjohet më i heshtur se zakonisht. Rrugët kryesore të qytetit paraqiten të zbrazëta, me lëvizje të pakta qytetarësh dhe një qetësi që pasqyron fundin e festave të fundvitit. Qepenat e mbyllur të shumë bizneseve japin sinjalin e një pauze të përkohshme, pas ditëve të ngarkuara të dhjetorit.

Në aktivitet mbeten kryesisht bizneset e shërbimeve, farmacitë dhe disa njësi të vogla tregtare, të cilat vijojnë të shërbejnë për nevojat bazë të qytetarëve. Për pjesën tjetër, Pogradeci duket se ka zgjedhur të marrë frymë ngadalë, duke u përgatitur për rikthimin gradual të ritmit të përditshëm në ditët në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit