3.8 C
Pogradec
3 C
Korçë
1.9 C
Bilisht
4.3 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Procedime penale në Pogradec dhe Maliq: dëmtim prone, konflikt fizik dhe punime të paligjshme pranë lumit Devoll…

- Advertisement -

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-G. R., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se është autor i ngjarjes së ndodhur më datë 21.08.2025, në lagjen nr.4, Pogradec, ku u dëmtuan gomat e automjetit në pronësi të shtetasit E. M.;

-A. D., 27 vjeç; D. D., 44 vjeç; E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Hudënisht dhe Memëlisht, Pogradec, pasi dyshohet se në fshatin Tushemisht, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. M., 34 vjeç, banues në Tushemisht, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. T., 63 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi u konstatua duke punuar me mjet ekskavator një pjesë toke në afërsi të lumit Devoll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit