Si çdo vit, shqiptarët preferojnë të largohen nga rutina dhe të kalojnë festat e fundvitit në destinacionet më të bukura brenda apo jashtë vendit. Jetmira Hoxha, agjente turistike, e ftuar në emisionin Sot Live në Report TV, konfirmoi se Korça mbetet ‘Mbretëresha” e destinacioneve dimërore edhe këtë vit.
Sa i përket destinacioneve të rajonit, shqiptarët zgjedhin kryesisht zonat me dëborë dhe atmosferë festive.
Ndërkohë, për festat në Shqipëri këtë fundvit vihet re rritje e turistëve nga Lindja e Mesme dhe Rumania, ndërsa sa i takon shpenzimeve, Hoxha thekson se një pjesë e mirë e klientëve shqiptarë kanë kërkuar paketa ekonomike, duke preferuar udhëtime të shkurtra dhe me kosto të ulëta./shqiptarja.com

