Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Korçë organizoi ekspozitën “Një jetë mes afreskëve”, një udhëtim artistik dhe shpirtëror në botën e afreskëve dhe ikonografisë shqiptare.
Ekspozita vlerëson punën dhe përkushtimin e mjeshtrit të njohur, Jani Zoica, i cili me profesionalizëm dhe pasion ka kontribuar në mbrojtjen e pasurive tona kulturore. Kontributi i tij dëshmon jo vetëm për artin e jashtëzakonshëm të afreskëve, por edhe për rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë dhe traditës shqiptare.
Ngjarja është një përkujtim i veprës së një duarartë të rrallë, që ka lënë gjurmë të pakta, por të paharrueshme në kulturën kombëtare.

