17.3 C
Pogradec
17.7 C
Korçë
17.2 C
Bilisht
16.6 C
Ersekë
16.6 C
Maliq
18 C
Liqenas
Wednesday, June 24, 2026

Korça feston Krishtlindjet në një atmosferë magjike, fluks i lartë vizitorësh…

- Advertisement -

Edhe këtë vit, në një atmosferë magjike, qyteti i Korçës po feston Krishtlindjet, një nga festat më të mëdha të vitit. Qytetarë të shumtë vendas, por edhe të huaj, janë bërë bashkë për të festuar, por edhe për të kryer ritualet fetare në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku mesha e Krishtlindjes u drejtua nga Mitropoliti i Korçës, Imzot Anastas.

Mesazhet e dhëna për këtë ditë ishin për më shumë harmoni, dashuri dhe tolerancë mes njerëzve, duke theksuar gjithashtu se familja është e paprekshme.

Pas përfundimit të meshës, qytetarët iu drejtuan banesave të tyre për të vijuar festimet e Krishtlindjes. Duke parë 24 orët e fundit, është vërejtur edhe një rritje e ndjeshme e hyrjeve në doganën e Kapshticës, ku të shumtë kanë qenë qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe kanë zgjedhur të festojnë Krishtlindjet në atdhe. Rekordi është shënuar një ditë më parë me 9,163 shtetas në hyrje.

Autoritetet doganore, për të shmangur pritjet e gjata, kanë punuar me sportele maksimale për të evituar radhët. Ndërkohë, sipas qytetarëve, vështirësi janë hasur nga pala greke, e cila për shkak të ritmit më të ngadaltë të punës ka krijuar radhë në dalje nga Greqia.

Qyteti i Korçës këto ditë, edhe për shkak të programit festiv apo reshjeve të dëborës (të pakta dhe kryesisht në zonat malore), ka njohur një fluks të lartë vizitorësh. Ambientet akomoduese janë të rezervuara pothuajse 100%. Edhe në platformat online, si Booking, mbi 250 struktura akomoduese rezultojnë plotësisht të rezervuara deri në ditët e para të janarit.

Mbrëmjen e djeshme, në darkën e Krishtlindjes, u zhvillua një program artistik në qytet, ndërsa të gjitha subjektet hoteliere dhe restorantet ishin kujdesur që përmes muzikës live të sillnin një atmosferë tepër të bukur dhe festive për qytetarët dhe vizitorët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit