Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.
Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi P. H. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

