Oligert Muçllari/ Ilir Xhakolli fshihet prapa projektit për ndërtimin e parqeve fotovoltaike në Çërravë!!!
Ja edhe biznesi që do të fitojë projektin për ndërtimin e fotovoltaikëve në Çërravë është bërë gati.
Eco-Energy 22 do të jetë pikërisht biznesi prapa të cilit de fakto qëndron kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli, sepse siç e shikoni 2 nga 3 aksionerët e kësaj shoqërie janë vartës të kryetarit të bashkisë.Do të jetë pikërisht ky i fundit i cili do të përfitojë këtë projekt tërësisht korruptiv dhe kundër interesave të banorëve të atij komuniteti.
Edhe pse u refuzua në mbledhjen e fundit që të miratohej nga këshilli bashkiak i Pogradecit, kryetari i bashkisë e futi përsëri në rend dite në një mbledhje jashtë radhe.Presioni që po ushtron pikërisht ky i fundit ndaj këshilltarëve është e patolerueshme dhe meriton të hetohet seriozisht nga organet ligjzbatuese.
Ne si Parti Demokratike ju bëjmë një lutje përsëri këshillit bashkiak: mbani të njëjtin qëndrim dhe mos votoni një projekt korruptiv që është në dëm të të gjithë komunitetit
Ilir Xhakolli je zgjedhur t’ju shërbesh qytetarëve, jo familjes dhe tarafit personal!!!


