25.4 C
Pogradec
26.5 C
Korçë
25 C
Bilisht
23.2 C
Ersekë
25.8 C
Maliq
25.7 C
Liqenas
Tuesday, June 23, 2026

Gentian Çala reagon ashpër për zaptimin e tokave të Çërravës nga Bashkia! “Të bojkotohet mbledhja!”

- Advertisement -

Kryetarja e Këshillit Bashkiak, e nxitur nga drejtuesit aktualë të Bashkisë, pa u tharë mirë boja e votimit të fundit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak mbi dhënien me qera të disa tokave në fshatin Çërravë, ka futur në rendin e ditës së mbledhjes së jashtëzakonshme të këshillit që do të mbahet të hënën e ardhshme të njëjtin projekt-vendim.

Gjithë ky nxitim dhe shtytje, interesat e kujt mbron, të banorëve apo të qeramarrësve?!
Përse Bashkia e votuar për të drejtuar dhe mbrojtur banorët e saj ka gjithë këtë “angazhim” për të dhënë toka me qera, përkundër vullnetit të banorëve?!

Përse një projekt-vendim i rrëzuar me votat e këshilltarëve sillet kaq shpejt sërisht në Këshill, kujt i është premtuar toka dhe pse gjithë ky siklet?!

Bashkia dhe drejtuesit aktualë po tregojnë se nuk e meritojnë mbështetjen e banorëve të Çërravës dhe të Pogradecit për aq kohë sa tokat e fshatrave duan ti japin me qera, por jo për zhvillim bujqësor apo blegtoral, por që dikush ti marrë në zotërim për përfitim, për xhepat e tij dhe të tyre.
I sugjeroj këshilltarët e pozitës që ta bojkotojnë këtë mbledhje ose të votojnë kundër një projekt-vendimi që është kundër banorëve dhe votuesve të zonës ku ata janë zgjedhur.
Mos harroni se ajo që është në derën e dikujt tjetër sot, nesër mund të trokasë te porta jonë, por mund të jetë vonë.
I thoni “JO” projekt-vendimit të dhënies me qera të tokave në Çërravë!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit