4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Korçë, 108 vjet nga themelimi i Liceut Francez, nis puna për ringritjen e tij…

- Advertisement -

ATSH/ 25 tetori shënon 108-vjetorin e Liceut Francez të Korçës, një nga institucionet më të dashura e më domethënëse të historisë arsimore të vendit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u shpreh se kjo shkollë në kontekstin historik ka formuar mendje të lira dhe ka lidhur Shqipërinë me frymën e dijes dhe kulturës franceze në “Parisin e Vogël”.

“Sot kjo ditëlindje merr edhe më shumë domethënie, sepse nuk i mbetet vetëm historisë, por të ardhmes: Në bashkëpunim me Qeverinë Franceze dhe falë marrëveshjes dypalëshe Shqipëri–Francë, po përgatitemi për ringritjen e Liceut Francez në Korçë si një hapësirë e re arsimore që do t’u hapë dyert të rinjve shqiptarë dhe atyre nga rajoni drejt studimeve me standarde franceze dhe horizonte europiane”, tha Kumbaro.

Aktualisht është ngritur një grup pune i cili po punon në lidhje me projektin e rihapjes së Liceut Francez në Korçë. Deri më tani janë zhvilluar disa takime të Komitetit Pilotues për bashkëpunim mes institucioneve qendrore e vendore me ekspertin e qeverisë franceze.

Projekti për ringritjen e Liceut Francez është vazhdë e traditës të miqësisë së mirë mes dy vendeve dhe do të zgjerojë hapësirën për një perspektivë të re për shumë të rinj të qarkut të Korçës e më gjerë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit