9.1 C
Pogradec
9.2 C
Korçë
8.5 C
Bilisht
8.6 C
Ersekë
8.5 C
Maliq
9.2 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Pogradec/ Granata e fshehur në tokë plagos 49-vjeçarin në oborrin e shtëpisë…

- Advertisement -

Pogradec/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë.

Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

infor shtesë: Lidhur me ngjarjen në Pogradec ku ka shpërthyer një granatë dore dhe mbeti i plagosur 49 vjeçari Gentian Yzellari bëhet e ditur se ai po merr trajtim në spitalin e Pogradecit me dëmtime në pjesë të trupit dhe fytyrës.
Aktualisht ndodhet jasht rrezikut për jetën ndërkaq po shikohet mundësia për ta tranaportuar në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Bëhet e ditur se 49 vjeçari po punonte në oborrin e banesës së tij kur gjatë punës ka aktivizuar një granatë dore e cila ndodhej nën tokë dhe më pas ka shpërthyer.
Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes.
Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit