5.3 C
Pogradec
5.1 C
Korçë
4.5 C
Bilisht
4.1 C
Ersekë
4.5 C
Maliq
5.5 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Momente tmerri në Maliq: Fqinia tregon si shpëtoi vajza nga flakët”…

- Advertisement -

Benereta Pashollari:

“Familje punëtore, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj, plus që merrnin edhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali; djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim: ‘Laji, shpëlaji.’ E ndihmonim, çdo gjë i çonim. S’i binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.

Unë, për momentin, nuk isha aty, por ajo kishte një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë, kurse djali mbaroi me të ëmën.

Doli kjo zonja rastësisht, se e mora në telefon për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës, i binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli edhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit