4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Rritet cmimi i druve në qarkun e Korçës! Banorët: Nuk na dalin lekët, më mirë…

- Advertisement -

Çmimi i druve të zjarrit ka pësuar sërish rritje këtë vit në qarkun e Korçës, duke arritur deri në 5000 për metër kub. Pavarësisht kostos së lartë, për qytetet e ftohta të zonës juglindore, ku temperaturat në dimër zbresin ndjeshëm nën zero, blerja e druve të zjarrit mbetet një domosdoshmëri.

Më të prekurit nga kjo situatë janë pensionistët, të cilët vit pas viti e kanë gjithnjë e më të vështirë të sigurojnë lëndën e drurit për ngrohje. Shumë prej tyre thonë se janë detyruar të heqin dorë nga përdorimi i sobave me dru dhe të kalojnë në metoda alternative ngrohjeje, si përdorimi i energjisë elektrike, pavarësisht kostos së saj.

Ata shprehen se pensionet janë të ulëta dhe nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet e dimrit. Disa theksojnë se ia dalin vetëm falë ndihmës së fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë kërkojnë rritje të pensioneve dhe mbështetje nga institucionet për përballimin e kësaj krize sezonale.

Rritja e çmimit vjen si pasojë e kostove më të larta të transportit nga qarqet e tjera dhe mungesësa e lëndës drusore, që këtë vit është bërë edhe më e kufizuar për shkak të masave të mbrojtjes së pyjeve.
Në prag të dimrit, banorët e Korçës dhe zonave përreth po përgatiten për muajt e ftohtë, ndërsa shpenzimet për ngrohje po rëndojnë ndjeshëm buxhetet familjare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit