11.4 C
Pogradec
11.4 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
11.8 C
Liqenas
Monday, May 11, 2026

Hamati: Qarku i Korçës nuk ka opozitë! “Opozita është e shitur!”

- Advertisement -

Nga Aleksandra Hamati/ Po, në Qarkun e Korçës nuk ka opozitë. Kjo është e vërteta që shumë nuk guxojnë ta thonë. Unë jam detyruar të jap dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak, edhe pse mandatin e fitova me votat personale të komunitetit. Sot, me votat e mia, paguhen e përfaqësojnë dy persona që nuk kanë asnjë lidhje me opozitën dhe as me interesat e komunitetit.

Nuk më kanë sulmuar 21 këshilltarët e PS-së, por ata që quhen “opozitarë”, që nuk janë gjë tjetër veçse të shitur. Po, e kam thënë edhe publikisht në Këshillin Bashkiak të Maliqit, aty duhej të ishin ata që kanë qenë në protesta me ne, jo ata që s’u panë askund. Kam bërtitur me zë që Edmond Spaho të mos ishte në listë, që të mos mbushte kutitë e primareve, por nuk më dëgjoi askush.

Kam thënë: Deputet duhej të ishte Kristi Koçibelli, ai që ka shkelur çdo fshat të qarkut. Jo ata që hëngrën kur PD ishte në pushtet dhe hanë akoma më shumë sot. Po, opozita është e shitur. Dhe nëse guxon t’ua thuash në sy, të quajnë patronazhist.

Unë nuk viktimizohem! Jam krenare për qëndrimet e mia. Kam miq dhe respekt në të gjithë spektrin politik, edhe te PS-ja. Por gjithashtu kam respektin e çdo demokrati të vërtetë. Të bësh opozitë në Korçë është më e vështirë se në Kore. Jo se të sulmon PS-ja, ata janë të qartë. Sulmet më të mëdha i merr nga “demokratët” e shitur, që i njohim me emër dhe mbiemër!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit