Dokumentari “Spaç 1973 – Martirët e Lirisë”, solli mjaft emocione për publikun korçar, mes tyre dhe të mbijetuar të kampit famëkeq. I realizuar nga Besim Ndregjoni, filmi është një akt rebelimi kulturor kundër harresës. Një dëshmi mjaft emocionuse vjen nga Nardi Bejko, i cili ishte tre vjec kur humbi babanë. Pengu më i madh i tij është se ende nuk ka një varr për ta qarë.
Po aq të fuqishme janë rrëfimet e të mbijetuarve! Vaske Orgocka u dënua vetem se ishte martuar me një të huaj, ndersa Nevruz Golka asokohe u kap duke kaluar kufirin. Revolta e Spaçit e 21 majit 1973 hyri në historinë e Shqipërisë si një nga ngjarjet më dramatike që tronditi regjimin komunist.

