3.8 C
Pogradec
3 C
Korçë
1.9 C
Bilisht
4.3 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Pogradec/ Insekte, erë e keqe dhe pamje e shëmtuar në bregun e liqenit, Bashkia dhe pastrimi në gjumë…

- Advertisement -

Pas përfundimit të sezonit turistik, Liqeni i Pogradecit, një prej pasurive më të çmuara natyrore dhe simbol i qytetit, po përballet me një situatë shqetësuese. Leshterikët e shumtë të grumbulluar përgjatë bregut nuk janë pastruar, duke krijuar një pamje të shëmtuar, një erë të rëndë dhe prani të shtuar insektesh.

Gjendja është bërë veçanërisht problematike në segmentin që shtrihet nga ish-vilat deri në Tushemisht, një ndër zonat më të frekuentuara si nga qytetarët, ashtu edhe nga vizitorët e shumtë. Për ata që zgjedhin të shëtisin buzë liqenit ose të pushojnë në hapësirat publike, situata është kthyer në shqetësim të përditshëm.

Banorët pohojnë se Bashkia Pogradec dhe firma e pastrimit nuk po kryejnë detyrimet e tyre, duke lënë pas dore një zonë që është kartolina e qytetit./Pogradecipress.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit