3.4 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
1.5 C
Bilisht
2.5 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
3.2 C
Liqenas
Sunday, January 18, 2026

Policia aksion të madh kundër shpërndarjes së drogës, bien në pranga disa persona…

- Advertisement -

Vijojnë kontrollet intensive të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për të goditur rastet e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Aksionet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e informacioneve të inteligjencës policore.

Mbrëmjen e djeshme, pas kontrolleve të ushtruara në disa banesa dhe automjete, u shoqëruan rreth 8 persona. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan dy prej tyre, të cilët u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan gjithashtu shuma të mëdha parash dhe mjete të përdorura nga të arrestuarit për transportimin e lëndës narkotike.

Policia bën të ditur se puna vijon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa kontrollet në terren do të intensifikohen edhe më tej.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit