4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Maliqi prodhon mbi 28 mijë ton qepë dhe 22 mijë ton patate, fermerët në krizë: Produktet shiten nën kosto, s’kemi fitime

- Advertisement -

Është sezoni i vjeljes së qepëve në fushën e Maliqit. Prodhimi është i bollshëm, siç shihet në pamjet e Report tv. Ne u ndalëm në fshatin Zvirinë, ku fermerët ankohen se çmimi i ulët dhe mungesa e tregut kanë bërë që të dalin me humbje. Kostoja e prodhimit është e lartë. Farat dhe plehrat kimike blihen shtrenjtë, ndërsa vaditja ka qenë një sfidë e vërtetë për fermerët.
Fermerët theksojnë se tregtarët përfitojnë më shumë sesa ata që punojnë tokën.

Ndersa prodhimi i patates kete sezon nuk eshte i mire, pasi kjo kulture eshte demtuar nga insektet, ndersa fermeret ankohen se plehrat kimike janë të skaduara.

Fermerët e Zvirinës kujtojnë se në vitin 2023 qepët u shiten me 50 lek për kilogram, gjë që i nxiti të shtonin sipërfaqen e mbjellë. Por dy vitet e fundit, çmimi ka rënë ndjeshëm, duke u shkaktuar humbje te medha financiare. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Bujqësisë, këtë vit në fushën e Maliqit janë mbjellë 750 hektarë me patate dhe 720 hektarë me qepë me nje prodhim vjetor prej 28,800 ton qepë dhe 22,500 ton patate.Në tregun me shumicë, aktualisht nje kilogram patate shitet me shumice 30 lek, ndërsa qepa me 25-28 lek. Fermerët theksojnë se keto produkte duhet të jene se paku 35-50 lek/kg, për të justifikuar koston e lartë të prodhimit./Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit