3.8 C
Pogradec
3 C
Korçë
1.9 C
Bilisht
4.3 C
Ersekë
2.4 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Arbër Male/ Miliona euro për ujësjellës, por fshatrat pranë liqenit ende pa ujë në çezma!

- Advertisement -

Nga Arbër Male/ Miliona euro për ujësjellës, por fshatrat pranë liqenit ende pa ujë në çezma!

Miliona euro janë investuar në rrjetet e ujësjellësit me premtime për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.

Megjithatë, realiteti në terren tregon një tjetër histori.

Në fshatrat Udënisht dhe Mëmëlisht, që ndodhen fare pranë liqenit, banorët vazhdojnë të përballen çdo ditë me mungesën e ujit.

Pavarësisht një investimi të ri prej dy milion euro në rrjetin e ujësjellësit, çezmat e tyre janë të thata për orë të tëra.

Në këtë situatë, lind natyrshëm pyetja: Kush mban përgjegjesi per kete deshtim?

A janë bërë studime të sakta për kapacitetin e rrjetit?

A është kontrolluar cilësia e punimeve?

Dhe, më e rëndësishmja, pse vazhdojnë të përsëriten të njëjtat problematika edhe pas miliona eurosh të shpenzuara?

Ndërkohë, institucionet përgjegjëse, përfshirë bashkinë dhe ujësjellësin rajonal, nuk kanë dhënë ende një shpjegim zyrtar për situatën , banoret e Memelisht-Udenisht po i rikthehen depozitave.

(Materiali filmik eshte i vitit 2023)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit