Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e 20 shtatorit në qytetin e Korçës. Një shtetas grek, S. N., 72 vjeç, ka ndërruar jetë në një dhomë hoteli ku po qëndronte së bashku me bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet e para dyshojnë se 72-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

