Policia ka bërë me dije dy raste të evidentuara në qarkun e Korçës, për të cilat janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj dy shtetasve.
Ndërtim pa leje në Kolonjë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë kapur në flagrancë shtetasin V. Xh., i cili po kryente punime ndërtimi pa leje. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Tentativë vetëvrasjeje në Maliq
Në një tjetër rast, shërbimet e Policisë Maliq proceduan penalisht shtetasen L. Xh., 64 vjeçe, e cila në banesën e saj ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar një sasi medikamentesh. E moshuara u dërgua menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

