4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Maliq/ Prodhim i bollshëm por pa treg: fermerët shiten domaten 15 lekë dhe qepën 25 lekë…

- Advertisement -

Ky vit bujqësor ka qenë i mbarë për prodhimin e fermerëve në zonën e Maliqit, por shqetësimi i përhershëm edhe këtë vit mbetet mungesa e tregut dhe çmimi i ulët. Fermerët shprehen të shqetësuar për këtë situatë, e cila duket sikur po bëhet traditë nga viti në vit.

Kostoja e shitjes së produktit duket se për fermerët është disa herë më e ulët se shpenzimet që ata kanë për punët në bujqësi. Ndërkohë, treg sivjet duket se nuk ka as për perimet vendase, të cilat prodhohen në zonën e Maliqit.

Ata tregojnë se ata pak tregtarë që vijnë të marrin produktet bujqësore abuzojnë me çmimin, duke kërkuar domaten me një çmim prej 15 lekësh dhe qepën me 25 lekë, ndërsa që fermeri të justifikojë kostot, duhet të ishte minimumi një herë më shtrenjtë se sa janë.

Në rrethin e Maliqit kultivohen rreth 850 hektarë me qepë dhe 800 hektarë me patate. Ndërsa situata e viteve të fundit, në dukje, po detyron shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit