19.8 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.9 C
Bilisht
18.9 C
Ersekë
19.6 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

Flasin vëllezrit e 58-vjeçarit: Mund të jetë vrarë! Kishte konflikt me një djalë që i mori të shoqen

- Advertisement -

Ilia Ajredini:

“Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmbec të Korçës. E gjetën kushërinjtë tanë dhe e sollën në Korçë. U tha se e kishte goditur kali. Vëllain e gjetën të hedhur në kanal, në dy vende kishte gjak dhe 4-5 metra më larg gjetën vëllain. E sollën në Korçë. Në kohën që do ta çonin në Tiranë, vëllai tha që nuk e kishte goditur kali, por e kishte goditur një njeri nga Pogradeci. Doli gjak nga goja dhe nuk mundi të fliste dot më. Vetullën e kishte të çarë, pas veshit kishte goditje tjetër dhe në nofull gjithashtu. Kjo vërteton që nuk është goditje kali, sepse ka goditje në disa vende. Këta djemtë që kanë dhënë deklaratat ishin të parët që e gjetën. Ka pasur një konflikt me një djalë nga Rëmbeci, ai u dënua dhe bëri burg. Ishte punë dashurie, ndarje familjare. Vëllait tim ia mori të shoqen ky djalë dhe e goditi me sëpatë. Ngjarja ka mbi një vit e gjysmë. Nuk besoj të jetë i njëjti autor, por nga goditjet që pashë janë me sende të rënda, nga ato që pashë unë në spital në Tiranë. Në Tiranë ndenji 15 ditë në koma, mjekët thanë se ishte në gjendje të rëndë. Ekspertiza nuk na dha përgjigje, por prokurorisë së Korçës. Ne po e varrosim vëllain, por duam të zbardhet ngjarja. Nuk e ka goditur kali, 1000%.”

Një tjetër dëshmi që ngre dyshime që 58 vjeçari është goditur me sende të forta, vjen nga daja i viktimës, i cili thotë se mjeku që e ka trajtuar në Tiranë, përjashton mundësinë që Jorgo Ajredini të jetë goditur nga kali.

Sinkron

Kostaq Kosturi

“E çoi djali më përpara. Unë me vëllain e të ndjerit shkova në Tiranë dhe nuk dinin identitetin e nipit tim. Ia dhanë relacionin, infermierët thirrën doktorin. Kur vjen doktori thotë: “Çfarë u bë me këtë djalë? Çfarë e ke ti?” Unë i thashë: “E kam nip.” Ai e ka vëlla. “Si u aksidentua ky person?” tha doktori. Ishte e dyta herë që e kishin goditur këtë djalë; qëlloi i njëjti mjek që kishte qenë edhe herën tjetër kur e kishin goditur. Vëllai tha: “Çfarë u bë këtu, kush e ka goditur?” Ne e informuam se policia e Korçës tha se e kishte goditur kali, por ai na tha se nuk e ka goditur kali, por është goditur me mjete të forta. U nxeh duke shtuar: “Ku është policia e Korçës, pse nuk vjen këtu?” Ne i kërkuam ta shohim, por mjeku na tha: “Nesër do t’ju kontaktoj.” Pas dy ditësh e pamë, ishte në gjendje të rëndë.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit