6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Klajdi Pllaha akuzon Bashkinë e Korçës: “Konsultimet për shkollën e Polenës janë farsë”

- Advertisement -

Korçë – Këshilltari bashkiak Klajdi Pllaha ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Bashkia e Korçës po menaxhon çështjen e shkollës së mbyllur të Polenës dhe planet për ta shndërruar atë në një “Fab Lab të Artizanatit”.

Sipas tij, absurdi qëndron te fakti që, në ditën e parë të vitit shkollor, Bashkia shpalli “konsultim publik” me banorët për një vendim që në realitet ishte marrë një vit më parë, kur u shpall tenderi për transformimin e godinës në laborator artizanal, me një fond prej 350 milion lekësh.

“Me 0 nxënës, shkolla u mbyll. Deri këtu, logjike. Por ç’vlerë ka një konsultim publik për një vendim të marrë? A do të thotë Bashkia se po pyet qytetarët ndërkohë që tenderi është kryer dhe paratë janë të alokuara? Kjo nuk është transparencë, por një tallje me banorët,” u shpreh Pllaha.

Ai ngriti gjithashtu pyetjen se çfarë ndodh nëse banorët shprehen kundër: “Po sikur më 8 shtator banorët të thonë: ‘Mos e mbyllni shkollën, do i sjellim fëmijët përsëri’? A do anulojë Bashkia tenderin? A do kthejë fondet mbrapsht? Sigurisht që jo.”

Sipas Klajdi Pllahës, konsultimet publike janë bërë formalisht dhe pa asnjë ndikim real, duke shërbyer vetëm si mbulesë për vendime të paracaktuara. Ai shtoi se banorët kanë pyetje të thjeshta që mbeten pa përgjigje: çfarë do të ndodhë me fushën e futbollit, me truallin e shkollës, apo me nevojat reale të komunitetit?

“Banorët nuk e shohin këtë projekt si zgjidhje për problemet e tyre, por si një investim të imponuar nga lart. Shkolla u mbyll nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë, por kjo nuk justifikon faktin që Bashkia përdor konsultime fiktive për të justifikuar tenderat,” theksoi ai.

Në përfundim, Pllaha akuzoi Bashkinë e Korçës për mungesë transparence dhe për mospërfshirje reale të komunitetit në proceset vendimmarrëse që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit