4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Sindikatat Rajonale zgjedhin drejtimin e ri: Llazi Kërxhalli në krye të Korçës…

- Advertisement -

Kongresi i Sindikatës Rajonale Korçë është mbledhur në Pogradec duke zhvilluar punimet e tij me delegatë nga degët e sindikatave të Korçës, Elbasanit dhe Pogradecit. Në një sallë të mbushur me përfaqësues të sindikatave në sektorët çelës të jetës së vendit, si arsimi, policia, zjarrëfiksat, minatorët etj., është theksuar e veçanta e Sindikatës Rajonale Korçë, funksionimi i saj nga poshtë dmth. nga baza dhe jo sikurse simotrat e saj që marrin urdhëra nga lart. BSPSH i themeluar në vitin 1992, si një zë opozitar kundër sistemit diktatorial që kaloi Shqipëria, nuk përmbushi dot misonin e tij. Sindikata Rajonale Korçë vjen në ditët tona më e fortë dhe më aktive, pasi do të jetë imazhi mbrojtës i çdo punonjësi. Në fund të punimeve të kongresit, President i Sindikatës Rajonale Korçë u zgjodh Llazi Kërxhalli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit