16 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
15.1 C
Bilisht
14.8 C
Ersekë
14.5 C
Maliq
16.4 C
Liqenas
Saturday, June 20, 2026

Çërrava, fshati në Pogradec që jeton me frikën e mbijetesës! Bashkia kërkon t’u marrë kullotën për panele diellore

- Advertisement -

shqiptarja.com

Bregu i Lëndinave, kullota më e madhe e fshatit Çërravë, mund të humbasë funksionin e saj për mbarështimin e blegtorisë dhe të kthehet në një park të madh për prodhimin e energjisë diellore. Bashkia e Pogradecit po planifikon ta ndryshojë statusin juridik të tokës, por banorët e kundërshtojnë ashpër pasi kanë lidhur jetesën me blegtorinë. Një ditë pas protestës në Këshillin Bashkiak, Report Tv bisedoi nga afër me banorët, të cilët thanë se do të mbrojnë me çdo kusht kullotat.


Vetëm 10 km nga qyteti i Pogradecit, shtrihet një pllajë e bukur ku kullosin delet, banorët e fshatit Çërravë. Fshati numëron rreth 700 familje, shumica e të cilave mbahen me blegtori. Vendasit e quajnë “Bregu i Lëndinave” dhe kullosin rreth 2000 krerë bagëti të imta dhe 110 lopë.

Së fundmi, Bashkia e Pogradecit ka paraqitur një projektvendim në Këshillin Bashkiak për të dhenë me qira sipërfaqen prej 35 hektarësh për ndërtimin e paneleve diellore.

Banorët, edhe pse nuk janë pronarë të tokës, thonë se e kanë shfrytëzuar prej dekadash për të kullotur bagëtitë dhe nuk do të lejojnëkurrsesi ndërtimin e paneleve në “Bregun e Lëndinave”.

Dy ditë më parë vendimi nuk kaloi në këshill, megjithatë Bashkia e Pogradecit nuk ka hequr dorë nga projektvendimi për dhenien me qira të 35 hektarëve në Cerrave, për 1 mijë euro për hektar/ në vit. Ndërsa banorët janë të vendosur për të mbrojtur kullotat, pasi blegtoria është e vetmja mundësi jetese për ta.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit