4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

E Fundit/ Plagosje me thikë në Korçë! Ç’ka po ndodh?

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes dy grupe personash ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e parkut të qytetit, ku nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre shtetas. Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka marrë plagë në pjesën e gjoksit.

Sherri dyshohet se ka nisur për motive banale, ndërsa në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e të gjithë autorëve të përfshirë.

Priten detaje të tjera në vijim.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit