Thirrje për Prokurorinë e Posaçme (SPAK)Rruga Qafë Plloçë – Qukës
Prej më shumë se një dekade, kjo rrugë u prit me entuziazëm të madh nga banorët e Juglindjes. Shpresa ishte se lidhja me Tiranën do të bëhej shumë më e shpejtë – një udhëtim prej vetëm një ore e gjysmë.
Por realiteti është krejt ndryshe: segmenti Qafë Plloçë – Qukës është tejet zhgënjyes. Rruga ka një numër të tepërt kthesash, të lodhshme dhe pa sens inxhinierik.
Për të përshkruar këtë segment duhen rreth 44 minuta, ndërsa rruga e vjetër përmes Pogradecit, buzë liqenit dhe Qafës së Thanës, kushton vetëm 10 minuta më shumë.
Ku është pra ndryshimi?Pas kaq shumë vitesh punime, me pretendimin se do të ndërtohej një autostradë moderne dhe e drejtë, kemi sot një segment të dobët, të papërshtatshëm dhe që ngre dyshime serioze për abuzime financiare e korrupsion.I bëj thirrje SPAK-ut të hetojë me transparencë këtë aferë dhe të dalë e vërteta përpara qytetarëve.
Banorët e kësaj zone, dhe i gjithë opinioni publik, meritojnë të dinë pse një projekt kaq i rëndësishëm për zhvillimin e Juglindjes u kthye në një mashtrim të hidhur.

