Një protestë është zhvilluar këtë të diel në fshatin Çërravë të bashkisë së Pogradecit. Rreth 40 blegtorë dhe banorë të zonës kanë protestuar ditën e sotme kundër një projekt-vendimi të mbërritur në këshillin bashkiak, i cili pritet t’i hapë rrugën dhënies me qira të një sipërfaqe të madhe tokësore për shfrytëzim të paneleve fotovoltaike.
Edhe pse një javë më parë janë bërë dëgjesa me banorët e zonës, përsëri banorët janë shprehur kundër kësaj vendimmarrjeje.
Sinkron
Ditën e sotme në protestë ata kanë thënë se gjysma e fshatit të cilët kanë veprimtari blegtorinë janë përdorues të kësaj toke dhe se është e vetmja kullotë që ka fshati Çërravë.
Banorët shprehen se do ta përshkallëzojnë protestën në rast se kjo situatë nuk ndalohet nga këshilli bashkiak.
Në mbështetje të banorëve të zonës i pranishëm ka qenë edhe këshilltari i pavarur bashkiak Arbër Male, i cili është shprehur pro interesave të banorëve dhe u ka bërë thirrje kolegëve të tij që të votojnë kundër për këtë vendimmarrje, e cila sipas tij e ka të paracaktuar edhe kompaninë fituese të paneleve diellore.
Këshilli bashkiak i Pogradecit pritet të mblidhet këtë të enjte për të votuar nëse do të japë 35.5200 ha të sipërfaqes së tokës me qira për përdorim të paneleve fotovoltaike.

