Korçë – Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me DVP Korçë, kanë zhvilluar një aksion në qytet. Vetëm pak momente më parë, në qendër të qytetit, forca të shumta policie ndërhynë për kapjen e një personi. Burime bëjnë me dije se aksioni po kryhet për persona në kërkim. Ende nuk ka informacion mbi identitetin e personit të ndaluar. Nga pamjet e siguruara, shihet se forcat e policisë kanë bllokuar një mjet tip “Audi”, duke nxjerrë një nga personat që ndodhej brenda. Mësohet se ka edhe të tjerë të shoqëruar. Priten detaje në vijim…

