4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

Pogradec/ Korani shkon me 40 euro/kg me shumicë, tava me koran bëhet luks për xhepat e pushuesve…

- Advertisement -

Në Pogradec, korani, peshku simbol i liqenit të Ohrit, po bëhet gjithnjë e më i vështirë për t’u gjetur në treg, ndërsa çmimi i tij ka arritur nivele rekord këtë sezon veror. Tregtarët dhe restorantet shprehen se kërkesa e lartë dhe kushtet natyrore e kanë bërë situatën më të vështirë se vitet e kaluara.

Sipas specialistëve të peshkimit, zhdukja e përkohshme e koranit nga tregu gjatë verës është një dukuri e përsëritur çdo vit. Inxhinieri i peshkimit pranë OMP Pogradec, Martin Jaçe, shpjegon se temperaturat e larta të ambientit ndikojnë drejtpërdrejt në ujërat e liqenit, duke e detyruar koranin të zhvendoset në thellësitë më të freskëta. “Korani është një specie që kërkon ujë të pastër, të freskët dhe me oksigjen të lartë. Gjatë verës ai zbret në shtresat e thella ku bëhet i vështirë për t’u kapur, prandaj edhe shfaqet më pak në treg”, thekson Jaçe.

Operatorët turistikë e quajnë këtë sezon një nga më të vështirët vitet e fundit. Endri Çollari, një prej tyre, shprehet se çmimi me shumicë është rritur ndjeshëm. “Është e vështirë për ta gjetur koranin. Çmimi ka vajtur deri në 40 euro për kilogram tek peshkatarët. Është rritur tek dora e parë, por ne si restorante mundohemi ta mbajmë stabil, që klientët të mos largohen dhe të mbeten pranë nesh”, shprehet Çollari.

Edhe pronarët e restoranteve pohojnë se mungesa e ofertës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmime. Kreshnik Avdullari, një sipërmarrës lokal, tregon se shpesh janë detyruar të njoftojnë klientët se nuk ka koran për shkak të vështirësive në furnizim. “Çmimi i koranit këtë vit është shumë i lartë. Peshk ka, por kërkesa është e madhe dhe çmimi e kalon 3500 lekë të rinj. Shpesh i kemi thënë klientëve se nuk ka, të detyruar nga mungesa. Një tavë me koran nuk është e shtrenjtë në vetvete, është çmimi i peshkut që rrit koston, plus rreth 500 lekë më shumë”, thotë Avdullari.

Edhe pse furnizimi është i vështirë dhe çmimet kanë arritur nivele rekord, korani mbetet pjata më e kërkuar nga turistët që vizitojnë Pogradecin. Ai shihet si një pjesë e identitetit të qytetit dhe një atraksion kulinar që nuk mungon në menutë e restoranteve buzë liqenit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit