4.3 C
Pogradec
3.3 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
1.7 C
Ersekë
2.6 C
Maliq
4.6 C
Liqenas
Saturday, January 17, 2026

“A ka dikush informacion ku ndodhet opozita e Korçës?” Reagon ashpër gazetari Eduart Bardhushi…

- Advertisement -

Nga: Eduart Bardhushi

Ore një pyetjen kam: A ka njeri informacion se ku ndodhet opozita korçare, a është “gjallë” a jo… se pas 11 majit, është bërë si legjendë, flitet se ekziston, por askush nuk e ka parë as ka dëgjuar…

Jo për gjë jo, por vetëm para pak muajsh bënin deklarata për “ndryshimin” dhe “zgjimin e qytetit”, e ndërsa sot nuk dëgjohet as mërmëritja më e vogël nga ata…(me sa duket i ka zënë gjumi dhe ata vetë!)

Mendoj se e vetmja “opozitë” që i ka mbetur Korçës aktualisht, është ajo e komenteve të Facebook-ut, me nerva e ofendime, por pa mendim…

Realiteti është se opozitarët tanë të dashur janë kthyer në një grup miqsh që pijnë kafe e kujtojnë kohët e arta të tyre, atëhere kur bënin lista e koalicione.

Kështu miq, me këtë gjendje të opozitës në Korçë dhe jo vetëm, pushteti ka luksin të bëjë ç’të dojë…jo se janë perfekt jooo, por sepse s’ka kush i del përballë!

Opozita korçare sot që flasim është si një radio pa zë, frekuenca ekziston, por transmetim nuk ka.

Nëse dikush prej tyre po e lexon këtë, le të kujtohet se pse hyri në politikë, se nëse ka hyrë me mendimin KÇK… “LUM NE”!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit