16.3 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.3 C
Bilisht
15.3 C
Ersekë
15.9 C
Maliq
16.9 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Tushemisht/ Bllokohet një mjet lundrues me 7 persona në bord, kaluan vijën liqenore në mënyrë të paligjshme…

- Advertisement -

📍PKK Tushemisht

Kapet dhe bllokohet një mjet lundrues me 7 persona në bord, të cilët kishin kaluar vijën liqenore në mënyrë të paligjshme. Për secilin prej tyre u morën masa administrative, sipas ligjit.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, konstatuan përballë fshatit Tushemisht një mjet lundrues tip Jet Ski, që po lundronte në ujërat territoriale të Shqipërisë, me 7 persona në bord.

Nga verifikimet e kryera, rezultoi se mjeti kishte kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Ai, së bashku me personat në bord, u shoqërua në Stacionin e Policisë për procedura të mëtejshme.

Në përfundim të verifikimeve, në zbatim të ligjit nr. 127, datë 15.10.2020 “Për mjetet lundruese”, neni 14, pika 1, shkronja “b”, u vendos masë administrative 10 000 lekë ndaj një shtetasi të mitur, ndërsa në bazë të ligjit nr. 39, datë 26.06.2025 “Për kontrollin e kufirit shtetëror”, neni 35, pika 5, shkronja “d”, u vendosën masa administrative 50 000 lekë për secilin nga 6 shtetasit madhorë.

Mjeti lundrues u bllokua, ndërsa shtetasit do të largohen vullnetarisht nga PKK Tushemisht.

👉 Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë siguron qytetarët se për çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar, reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në zbatim të ligjit. 🚔🌊

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit