Këshilltari bashkiak Arbër Male ka reaguar publikisht lidhur me gjendjen e rrugës nacionale Starovë–Pogradec, ku mungojnë kapakët e pusetave, duke e cilësuar situatën një rrezik serioz për qytetarët.
“🚨 Rruga pa kapakë, rrezik për qytetarët! Në rrugën nacionale Starovë–Pogradec mungojnë kapakët e pusetave, duke u kthyer në burim aksidenti për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Është e papranueshme që në vitin 2025 jeta e qytetarëve të vihet në rrezik nga neglizhenca e Bashkisë dhe firmës që ka kryer punimet. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, kërkoj ndërhyrje urgjente për rikthimin e sigurisë. 🔴 Siguria nuk negociohet!”, shprehet Male.
Ai thekson se mungesa e kapakëve në pusetat përgjatë rrugës përbën rrezik të vazhdueshëm për aksidente, si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për qytetarët që lëvizin në këmbë. Male i ka bërë thirrje Bashkisë dhe firmës përgjegjëse për punimet që të marrin masa të menjëhershme për rikthimin e sigurisë në këtë aks rrugor të frekuentuar.

