6 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
4.5 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Monday, January 26, 2026

Devoll: Ndërroi jetë pasi doli nga klinika dentare, dyshimet e para të vdekjes…

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës qytetin e Devollit, ku një 59-vjeçar nga fshati Progër humbi jetën pak minuta pasi kishte marrë shërbim dentar në një klinikë private.

Sipas burimeve nga hetimet, 59-vjeçari kishte shkuar në klinikë rreth orës 17:00, i shoqëruar nga dy djemtë, një kushëri dhe një grua e afërt. Në klinikë iu krye një mbushje dentare nga mjeku stomatolog, 36-vjeçari B. L.

Pas mjekimit, ai ka nisur të ndihej keq dhe është ankuar disa herë për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë: “S’jam mirë”. Vetëm pak minuta më vonë, gjendja e tij është përkeqësuar, duke e detyruar familjarët ta transportojnë me urgjencë drejt spitalit. Rreth orës 18:10, ai është marrë në rrugë nga autoambulanca e urgjencës së spitalit, por fatkeqësisht ka mbërritur pa shenja jete.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë të pasqyruara të gjitha procedurat e kryera në klinikën dentare.

Deri më tani nuk rezulton të ketë ndonjë element që ta lidhë ngjarjen me ndonjë problem gjatë trajtimit dentar, megjithatë vetëm pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet shkaku përfundimtar i vdekjes.

Në kuadër të hetimeve, është shoqëruar dhe marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka dhënë versionin e tij për procedurat e ndjekura gjatë trajtimit të 59-vjeçarit. Ai ka deklaruar se çdo gjë është kryer sipas rregullave të praktikës mjekësore dhe nuk ka pasur komplikacione gjatë ndërhyrjes.

Deklarata zyrtare e Policisë së Shtetit

“Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër. Ky shtetas, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit.”

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit