17.3 C
Pogradec
18.2 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
17 C
Ersekë
17.1 C
Maliq
17.4 C
Liqenas
Tuesday, April 28, 2026

Kantina Caco, e vetmja në Pogradec me teknologjinë bashkëkohore në prodhimin e verës…

- Advertisement -

Shoqata “Miqtë e Verës së Kuqe” ka organizuar takimin e radhës në Pogradec, ku dashamirës të verës bëhen bashkë dhe provojnë produkte shqiptare të verës.

Këtë herë, në qendër të vëmendjes ishte Kantina Caco, e cila ndodhet në Grabovicë të qytetit të Pogradecit — një kantinë familjare që merret me prodhimin e verës që nga fillimi i procesit e deri te produkti përfundimtar.

Një nga pjesëtarët e familjes Caco Erson Caco, na tregon se çfarë e bën të veçantë verën që ata vetë prodhojnë, duke vënë theksin se lënda bazë merret nga varietetet vendase.

Ndërkaq, i ftuar në këtë aktivitet ishte edhe Arben Kruda, i cili ndan eksperiencën e tij, si dhe shijen fantastike të verës “Harmonia”.

Kantina Caço prej vitesh tashmë e ushtron këtë aktivitet të veçantë familjar, ndërsa produktet e saj gjenden në shumë restorante dhe eksportohen në vende të ndryshme të botës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit