11.2 C
Pogradec
11 C
Korçë
10.8 C
Bilisht
9.9 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.7 C
Liqenas
Thursday, May 14, 2026

Pogradeci dhe Kosturi drejt një marrëveshjeje bashkëpunimi kulturor e turistik

- Advertisement -

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, ka pritur në një takim zyrtar homologun e tij nga Kastoria e Greqisë, Giannis Korentsidis. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u cilësua si frytdhënës për forcimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve fqinje.

Sipas njoftimit të kryebashkiakut Xhakolli, palët diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta me financime nga Bashkimi Europian, duke pasur si synim zgjerimin e horizonteve të reja të zhvillimit kulturor, rinor dhe turistik.

Në përfundim të bisedimeve, u dakordësua që shumë shpejt të nënshkruhet një marrëveshje e posaçme mes dy bashkive, e cila do të hapë rrugën për organizimin e eventeve të përbashkëta rinore, sportive dhe kulturore.

Një vëmendje të veçantë gjatë takimit iu kushtua bashkëpunimit me agjencitë turistike greke për të sjellë vizitorë në Pogradec. Kryebashkiaku Xhakolli theksoi se ky bashkëpunim do të shërbejë për të vijuar modelin e suksesshëm të agjencive gjermane që prej dy vitesh kanë sjellë mijëra turistë në qytet.

“Me këtë angazhim të përbashkët, jemi të vendosur ta kthejmë vizionin në realitet, duke e bërë Pogradecin një destinacion edhe më tërheqës për turistët”, u shpreh Xhakolli.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit