Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Devollit. Një 59-vjeçar nga Progëri ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pasi kishte marrë shërbim në një klinikë dentare.
Shtetasi Sh. D., 59 vjeç, ishte paraqitur rreth orës 17:00 për mjekim dentar, por rreth orës 18:10 ai u transportua nga urgjenca e spitalit pa shenja jete. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia ka shoqëruar për pyetje dentistin 36-vjeçar, B. L., që e kishte trajtuar pak më parë, ndërsa Prokuroria ka marrë në dorë drejtimin e hetimeve për të zbardhur shkakun e vdekjes. Dyshimet, dëshmitë dhe pistat hetimore pritet të sqarohen në vijim, ndërsa rasti ka ngritur shumë pikëpyetje për mënyrën si ndodhi kjo humbje e papritur jete.
Devoll / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.

