6.3 C
Pogradec
5.7 C
Korçë
5.7 C
Bilisht
4 C
Ersekë
5.5 C
Maliq
7.4 C
Liqenas
Friday, January 16, 2026

Kolonjë/ Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës paraqitet më e qetë, në terren 100 forca të angazhuara

- Advertisement -

Korçë, 17 gusht 2025 – Prefekti i qarkut Korçë, Nertil Jole, bëri të ditur sot se situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjës paraqitet disi më e qetë, megjithëse sipërfaqja e përfshirë nga flakët është zgjeruar.

Sipas tij, aktualisht në terren ndodhen rreth 65 forca të MZSH Kolonjë, të AdZM, policisë kufitare, shërbimit pyjor dhe vullnetarëve, të mbështetur edhe nga 35 efektivë të ushtrisë së repartit të Drenovës. Ndërhyrja në terren paraqet vështirësi të mëdha, pasi për të mbërritur në zonën e prekur duhen rreth tre orë ecje, ndërsa risqet shtohen edhe nga prania e municioneve në territor.

“Besojmë se falë këtij angazhimi situata do të normalizohet, duke shpresuar që edhe moti i vranët i ditëve në vijim të sjellë reshje shiu”, deklaroi prefekti Jole, duke shtuar se prej gjashtë ditësh po punohet intensivisht për të frenuar depërtimin e flakëve në zonën e mbrojtur të pyllit.

Në qarkun e Korçës aktualisht raportohet vetëm një vatër aktive zjarri, ajo në Gërmenjë, e cila është ndezur prej datës 11 gusht. Strukturat vendore janë në komunikim edhe me autoritetet greke për koordinimin e veprimeve, ndërsa monitorimi vijon gjatë gjithë ditës.

Prefekti Jole përsëriti apelin për kujdes maksimal nga qytetarët për të shmangur situata të ngjashme, të cilat kërkojnë energji të mëdha njerëzore dhe kosto buxhetore për t’u neutralizuar.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit