6 C
Pogradec
5.3 C
Korçë
3.6 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.8 C
Maliq
4.9 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Korçë/Devoll – Arrestohet një 32-vjeçar për shkelje të masës së sigurisë, të tjera procedime për konflikt dhe zjarre në pronë private

- Advertisement -

Policia e Korçës dhe Devollit kanë ndërmarrë një sërë veprimesh procedurale për ngjarje të ndryshme të ndodhura në dy qarqet gjatë 24 orëve të fundit.

Në qytetin e Korçës, shërbimet e Komisariatit të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. P., 32 vjeç, banues në Korçë. Ai u kap jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërkohë, në Devoll, Policia ka referuar disa materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë:

– Filloi procedimi penal ndaj shtetasve A. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë dhe K. M., 50 vjeç, banues në Bilisht, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta;

– Filloi procedimi penal ndaj shtetasit S. G., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në territorin e Bilishtit;

– Po kryhet vlerësimi juridik për një zjarr të rënë dje në një ambient në pronësi të shtetasit A. M., 32 vjeç, në fshatin Cangonj, ku ruhej ushqim për bagëtitë. Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental dhe për pasojë ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njofton se vijon hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre rasteve dhe për marrjen e masave ligjore për secilin rast veç e veç.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit