4.4 C
Pogradec
4.8 C
Korçë
5.2 C
Bilisht
3.3 C
Ersekë
3.3 C
Maliq
6 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

113-vjetori i ngritjes së Flamurit në Gurin e Kamjes, Pogradec përkujton aktin historik…

- Advertisement -

Bashkia Pogradec përkujtoi dje një nga momentet më të rëndësishme të historisë kombëtare, ngritjen e flamurit shqiptar në Gurin e Kamjes më 28 korrik 1912, katër muaj para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ditë me vlera të veçanta historike, u mbajtën homazhe dhe u vendosën kurora me lule, ndërsa fjalimet përkujtimore nderuan figurat dhe ngjarjet që e bënë të mundur këtë akt të madh atdhetarie.

Një vend të veçantë në këtë moment historik zë patrioti Kajo Babjeni dhe çetat patriotike të Gorës e Mokrës, të cilët me guxim dhe përkushtim kontribuan për lirinë e vendit.

Aktiviteti u pasurua me një ekspozitë dokumentare dhe fotografike të përgatitur nga Drejtoria e Turizmit, duke sjellë në vëmendje momente dhe dëshmi të rralla mbi ngjarjet e asaj kohe.

Guri i Kamjes, qëndron sot si një simbol krenarie dhe rezistence, kujtues i përjetshëm i sakrificës për lirinë e Shqipërisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit