6 C
Pogradec
5.8 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
3.7 C
Ersekë
5.2 C
Maliq
7.3 C
Liqenas
Thursday, January 15, 2026

Këshilltari bashkiak ngre alarmin: “Investimet në fshatrat e Pogradecit mbeten vetëm në letër”

- Advertisement -

Këshilltari bashkiak ngre alarmin: “Investimet në fshatrat e Pogradecit mbeten vetëm në letër”

Këshilltari i Këshillit Bashkiak të Pogradecit, Arber Male, ka reaguar ashpër në rrjete sociale duke publikuar një listë problematikash të mbledhura nga konsultimet publike me banorët e zonave rurale të bashkisë. Ai thotë se realiteti në terren është i zhveshur nga propaganda dhe shumë nga premtimet e dhëna ndër vite nuk janë përmbushur.

Në postimin e tij, Male shkruan se ndonëse flitet për investime të vazhdueshme, fshatrat e Pogradecit vazhdojnë të vuajnë nga mungesa e ndriçimit publik, problemet me ujësjellësin dhe furnizimin e pandërprerë me ujë, si dhe rrugë me cilësi të dobët që shpesh bëhen të pakalueshme.

“Zëri i Pogradecit i zhveshur nga propaganda! Investime në ndriçim dhe problem ngelet ndriçimi publik. Investime në ujësjellësa dhe ka problem me furnizimin me ujë të banorëve! Investime në rrugë dhe probleme për shkak të cilësisë së tyre!” – shkruan këshilltari bashkiak.

Male e cilëson këtë situatë si një “dështim të planeve të investimeve dhe një shenjë të qartë se premtimet e bëra nuk po kthehen në vepra konkrete për fshatrat e Pogradecit”.

Reagimi i tij vjen në një kohë kur Bashkia Pogradec raporton për investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe shërbime bazë, por sipas këshilltarit, këto investime ose nuk janë kryer, ose kanë lënë probleme të pazgjidhura.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit