Shkruan Esmerald Xhafa: Në fakt kisha vendosur të mos meresha fare me një njeri që i duket vetja i gjithëpushtetshëm mbi institucionet dhe që sillet me njerëzit dhe me vendin si Pronar i çdo gjëje që ndodhet në territorin e Bashkisë Kolonjë , që nga toka dhe deri tek njerëzit.
Nesër në orën 11 ka njoftuar që do shkojë të prishi një stallë të ndërtuar në 2018 në tokën e pronarit legjitim,dhe në proces legalizimi.
Kjo në shkelje të hapur të ligjit, dhe duke marë tagra të IVMT.
I jemi drejtuar me një kallëzim prokurorisë, Gjykatës për sigurimin e padisë edhe pse e kanë njoftuar ditën e enjte date 24.07 2025 me një shkresë paçavure se do shkojë ti prishet stalla ne datë 28.07.2025 ora 11.00.
E bëra këtë shkrim për të ndërgjegjësuar ata punonjës që do jenë të urdhëruar për të kryer veprimet e kundraligjshme,të zbatojnë ligjin dhe se taksapaguesit skanë pse të paguajnë për tekat e Kryetarit të Bashkisë Kolonjë.
Për të qenë korrekt po postoj shkresat dhe ftoj çdo njohës të fushës që të më sqarojë, se mbase e kam unë gabim.

