Një zjarr ka rënë në një banesë në zonën e quajtur “Rruga e Ersekës”. Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë, ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave. I lënduari është marrë nga ambulanca dhe është dërguar në spitalin e Korçës.

