5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Botim i ri studimor: “BISHNICA – Qytetësë apo Legjendë”, nga studiuesi dhe profesori Florian Çela

- Advertisement -

Një tjetër gur i çmuar i kujtesës historike dhe kulturore vjen për publikun nëpërmjet librit më të ri të studiuesit dhe profesorit të njohur Florian Çela. Me një përkushtim të veçantë ndaj vendlindjes, ai ka hedhur në qarkullim veprën studimore-biografike me titull: “BISHNICA – Qytetësë apo Legjendë”, një libër prej 385 faqesh, i cili trajton me thellësi historinë, zhvillimin dhe identitetin e fshatit Bishnicë në krahinën e Mokrës.

Ky botim përmbledh një shumësi të dhënash historike dhe etnografike, duke nisur nga fillesat e para të vendbanimit, ndërtimet e hershme, ekonomia lokale (sharrat, mullinjtë, derstilat, dekovilët, teleferikët, traktoristat e parë, shoferët e viteve ‘50 e më tej), punonjësit e sektorëve teknik, shëndetësor, arsimor, kulturor, sportiv e ushtarak, si dhe strukturat lokale të administrimit. Janë përfshirë edhe të gjitha njësitë dhe sektorët që kanë funksionuar ndër vite në Bishnicë (si Talla, Uji i Ftohtë, Lukova, Rovja, Griba, etj.).

Libri shtrihet kronologjikisht nga viti 1925 deri në ditët e sotme, me dëshmi të rralla e dokumente arkivore, duke risjellë për lexuesin portrete familjesh, figurash e personazhesh që kontribuan në ndërtimin dhe zhvillimin e zonës. Në këtë libër do të gjeni analiza mbi pozitën gjeografike të Bishnicës, relievin, klimën, hidro-grafinë, etimologjinë e emrit, por edhe aspektet ekonomike e turistike.

E veçanta e kësaj vepre qëndron te jetëshkrimet e rreth 40 personazheve që kanë lindur apo kanë kontribuar në Bishnicë, si dhe tek dëshmitë e ndryshme gojore që pasqyrojnë ndryshimet social-kulturore të rajonit ndër dekada.

Prof. Florian Çela falënderon të gjithë bashkëpunëtorët, dëshmitarët dhe banorët që ndihmuan në grumbullimin e materialit dhe që bënë të mundur daljen në dritë të këtij botimi të rëndësishëm për kujtesën kolektive të zonës.

Libri është i disponueshëm pranë autorit në qytetin e Pogradecit. Për më shumë informacion apo për të porositur një kopje, mund të kontaktoni në numrin 0698725320.

Një vepër që nuk duhet të mungojë në bibliotekën e çdo mokraraku dhe studiuesi të historisë lokale!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit