4.5 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
5 C
Bilisht
2.3 C
Ersekë
3.3 C
Maliq
5.7 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

15-vjeçari Pogradecar, mund mjeshtrin kombëtar të shahut…

- Advertisement -

Simultane shahu në Pogradec, rikthehet tradita me mjeshtrin Shpëtim Nazarko

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Shahut, në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një ndeshje simultane me pjesëmarrjen e mjeshtrit të shahut, Shpëtim Nazarko. 15 lojtarë të grupmoshave të ndryshme u bënë pjesë e këtij aktiviteti, që organizohet për herë të dytë pas rikthimit të kësaj tradite të vjetër në qytetin buzë liqenit.

Kampioni i dikurshëm i shahut, Niko Basho, theksoi se Pogradeci ka një histori të veçantë në këtë sport, duke përmendur se nga ky qytet ka dalë edhe kampioni i parë kombëtar i shahut.

Ndërkohë, shahisti i njohur Shpëtim Nazarko u shpreh se Pogradeci vijon të ketë lojtarë shumë të mirë në shah, por interesimi për këtë sport është në rënie për shkak të krizës sociale që po përjeton vendi.

Një nga surprizat e aktivitetit ishte 15-vjeçari Kleo Ismaili, i cili arriti të jetë një nga tre fituesit përballë mjeshtrit Nazarko. I riu rrëfen se pasionin për shahun e ka trashëguar nga gjyshi i tij, ndërsa vitin e kaluar ka zënë vendin e katërt në kampionatin rajonal të mbajtur në Pogradec.

Sporti i shahut ka njohur një rritje të ndjeshme të interesit vitet e fundit, veçanërisht tek të rinjtë, të cilët po tregojnë performancë të mirë dhe potencial të lartë në këtë disiplinë tradicionale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit