HEROI I HESHTUR I PASTRIM-GJELBËRIMIT
Kur Pogradeci, si rrallëherë, është i tejmbushur nga pushues të çdo moshe e kategorie, një hero i heshtur është gjithmonë në shërbim të pakufizuar kohor për të mbajtur pastër territorin, ku jo pak mbeturina “të rënda” u ngarkohen koshave “të lehtë” përgjatë shëtitores në bregliqen. E ky është Ilir Bego, ky djalë flori, djalë që punën e quan të shenjtë dhe kurrë nuk e përbuz.
Është i papërtuar, i kudondodhur, gjithmonë në lëvizje, përherë i qeshur, dhe kjo e ka bërë punonjësin më të dashur të qytetit.
Edhe sonte, këtë mbrëmje të ngarkuar nga lëvizjet e pushuesve, Ilir Begon e shikon mjaft të preokupuar për të tërhequr sa më shpejt mbeturinat e shumta. Dhe këtë punë, vetë Iliri nuk e quan punë rutinë, punë të rëndomtë, por si një punë fisnike, si një mision në shërbim të pushuesve, për një mjedis sa më të pastër e të hijeshuar!
Përulje përpara këtij djali kaq punëtor, këtij djali të pafjalë e të sjellshëm!

