Në juglindje të Shqipërisë, aty ku natyra mbetet e paprekur, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.
Në afërsi të Leskovikut, shtrihet një nga mrekullitë natyrore më të rralla lugina e Sarandoporit. E përshkuar nga një rrjedhë e qetë lumi dhe rrethuar nga male të larta, kjo zonë e pak më tej pyjet e Gërmenjit, janë kthyer në një destinacion të preferuar për udhëtime malore dhe aventurë. Të apasionuar pas natyrës dhe udhëtimeve, shumë prej turistëve vijnë nga larg për të shijuar peizazhin panoramik, qetësinë e Leskovikut, por edhe kulturën, traditën dhe produktet vendase si vera dhe ushqimi bio.Gërmenji, Sarandopori dhe Leskoviku janë vetëm disa prej ndalesave që dëshmojnë potencialin turistik të Kolonjës, një zonë që ka shumë për të ofruar dhe që çdo vit po zbulohet nga më shumë vizitorë nga e gjithë bota./topchannel

