3.5 C
Pogradec
3.2 C
Korçë
1.8 C
Bilisht
3.8 C
Ersekë
2.7 C
Maliq
3.3 C
Liqenas
Thursday, January 22, 2026

Arbër Male rrëzon propagandën e Bashkisë Pogradec! Varrezat e fshatit Çërravë në gjendje skandaloze…

- Advertisement -

Një denoncim për gjendjen e varrezave publike në fshatin Çërravë të Pogradecit ka ngjallur debat në rrjetet sociale dhe reagime të menjëhershme institucionale. Këshilltari i Këshillit Bashkiak, Arbër Male, ngriti zërin për atë që ai e cilëson si neglizhencë dhe mungesë totale të mirëmbajtjes nga Bashkia Pogradec.

“Skandaloze! Kryeministri foli për varrezat e Elbasanit por me siguri nuk ka parë si menaxhohen varrezat në rrethin tonë,” shkruante Male në postimin e tij të parë, duke shtruar pyetjen nëse ekziston fare ndonjë përgjegjës për këtë shërbim.

Në reagim të shpejtë, Bashkia e Pogradecit mohoi kategorikisht pretendimet, duke publikuar një video nga varrezat dhe duke theksuar se denoncimi bazohej në pamje të vjetra. “Dezinformimi i publikut nuk i shërben askujt,” shkruhej në postimin zyrtar të bashkisë, ku nënvizohej se ndërhyrjet për pastrimin bëhen në mënyrë periodike, dhe se problemet janë të trashëguara ndër vite, jo të krijuara rishtazi.

Por saga nuk përfundoi aty. Vetëm pak orë më pas, Arbër Male u rikthye me një tjetër video, e cila sipas tij tregonte “të vërtetën pa filtra”. Në pamjet e publikuara prej tij shihen qartë sipërfaqe të papastruara dhe gjendje e degraduar në pjesët më të thella të varrezave, ndërsa vetëm hyrja rezulton e pastruar.

“Realitet dhe jo propagandë!”, shkruan Male në reagimin e tij të dytë, duke akuzuar bashkinë për inskenim dhe përpjekje për të fshehur realitetin e zymtë të varrezave publike.

Përplasja e hapur në rrjetet sociale vë në pah jo vetëm mungesën e mirëmenaxhimit, por edhe krizën e transparencës ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të qytetarëve. Derisa faktet të flasin vetë, mbetet pyetja: a do të pasojë një reflektim real apo do të mjaftohemi me fjalë e propagandë?

https://www.facebook.com/share/v/16e3yhTExd

https://www.facebook.com/share/v/1EwADf3yEH

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit